Flash News

E-TJERA

Gjermania lutet për kualifikim, Belgjika sfidon ballkanasit e Kroacisë

Gjermania lutet për kualifikim, Belgjika sfidon ballkanasit e Kroacisë

Katar 2022 pret sot sfidat e fundit të Grupit F dhe Grupit E për të zbuluar skuadrat që do të kalojnë në fazën tjetër.

Kroacia pret Belgjikën, e cila lufton për të kaluar në fazën e 1/16. Ballkanasit kryesojnë grupin F pas një fitoreje me Kanadanë dhe barazim me Marokun.

Belgët e zhgënjyer do të duhet t’i rrëmbejnë tre pikëshin në tryezë Kroacisë, për të marrë biletën e fazës me eliminim direkt.

‘Halli’ më i madh është i gjermanëve. ‘Panzerat’ nuk kanë treguar formën më të mirë të ekipit, duke rrezikuar kualifikimin nga faza e grupeve. Humbja 1-2 ndaj Japonisë ka bërë me dhimbje koke Hansi Flick.

Një fitore ndaj Kosta Rikës do ia bënte më të lehtë Gjermanisë kualifikimin.

Spanja luan sot për tifozët pasi kualifikimin e ka siguruar. Një fitore ndaj Japonisë do të ndihmonte gjermanët e Flick për të kaluar në fazën me eliminim direkt.

 

 

Të fundit