Flash News

E-TJERA

Gjermania ‘shuplakë’ Ballkanit të Hapur: Më 3 nëntor, Samiti për riaktivizimin e Procesit të Berlinit

Gjermania ‘shuplakë’ Ballkanit të Hapur: Më 3

Samiti i Procesit të Berlinit do të mblidhet më 3 nëntor në Berlin. Kancelari gjerman Olaf Scholz kërkon që t’i japë një shtysë të re nismës së Angela Merkel. 

Tre ministeriale me vendet e Ballkanit Perëndimor do të zhvillohen këto ditë në Berlin me synim riaktivizimi i Procesit të Berlinit. Por në fokus do të jenë edhe probleme të tjera, sidomos migracioni i paligjshëm.

Procesi synon të nxisë më shumë afrimitetin dhe marrëdhëniet mes vendeve të Bashkimit Evropian, si dhe duke kontribuar në përmirësimin e situatës ekonomike dhe promovimin e marrëdhënieve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, thotë Deutsche Welle

Në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, do të zhvillohet të premten konferenca e ministrave të Jashtëm. Sipas zëdhënësit të ministrisë gjermane të punëve të jashtme, Christofer Burger, takimi i ministrave të Jashtëm ka të bëjë veçanërisht me marrjen e hapave konkretë për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, dhe veçanërisht krijimin e një tregu të përbashkët rajonal.  

Sipas burimeve të DW nga qarqe të ndryshme diplomatike, shpresohet që në këtë samit të arrihet progres për së paku tre prej katër marrëveshjeve të dakordësuara që në Samitin e Sofjes, në nëntor të vitit 2020: Lëvizja e lirë me karta identiteti e shtetasve të Ballkanit Perëndimor, njohja e diplomave të shkollave të larta, si edhe njohja e kualifikimeve për tri profesione, mjekët, stomatologët dhe arkitektët. Marrëveshja e katërt, e cila synon të rregullojë lëvizjen e lirë të qytetarëve nga vende të treta, por që janë rezidentë në rajon, sipas burimeve, ka nevojë ende për dakordësim. 

Mirëpo tre vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, vazhdojnë të mbrojnë nismën “Ballkani i Hapur”. Një ide e nisur në Novi Sad të Serbisë, e cila nuk është përmendur nga Gjermania dhe as nuk është epërcaktuar si diskutim në axhendë. 

Gjermania vijon t’i mëshojë Procesit të Berlinit si nisma që do të nxisë dhe rregullojë marrëdhëniet jo vetëm mes vendeve të BE-së, por edhe të ndihmojë në marrëdhëniet mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. 

Të fundit