Flash News

E-TJERA

Gjermania skeptike për Ballkanin e Hapur, Sarrazin: Nuk është gjithëpërfshirëse. Të mos hapen struktura paralele

Gjermania skeptike për Ballkanin e Hapur, Sarrazin: Nuk është

I dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin në është shprehur skeptik për idenë e “Ballkanit të Hapur”.

Në një intervistë për DW, Sarrazin thotë se iniciativat në rajon duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe të ofrojnë mundësi reale për t'u përfshirë në to.  Ai tha se Ballkani nuk ka nevojë për struktura paralele.

“Në thelb, unë jam shumë skeptik për Ballkanin e Hapur. Duhet të jetë e qartë se iniciativat në rajon së pari duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe të ofrojnë mundësi reale për t'u përfshirë në to.

Dhe nga ana tjetër, është e rëndësishme që të mos hapen struktura paralele. Përveç kësaj, duhet të jetë gjithmonë e qartë se në asnjë mënyrë ato nuk e zëvendësojnë anëtarësimin në BE”, u shpreh zyrtari gjerman.

Sipas tij Procesi i Berlinit mbetet rruga e duhur.

“Procesi i Berlinit ka qenë gjithmonë një format tërheqës. Ne kemi arritur shumë, për shembull me zyrën e të rinjve RYCO. Ne kemi katër marrëveshje në tryezë që do të bënin një hap të madh drejt zhvillimit të një tregu të përbashkët rajonal. Ne ofrojmë rifillimin e punës për të arritur këto synime të vlefshme për të gjithë, me fuqi të reja dhe me tema të reja.

Qeveria e re federale është e vendosur të përkujdeset në mënyrë intensive për rajonin gjatë gjithë mandatit të saj. Do të kemi një angazhim afatgjatë dhe strategjik”, tha ai.

 

Të fundit