Flash News

E-TJERA

Gjetja e Parashqevi Simakut, vëllai i saj zbulon bisedën: Dukej e lodhur, i duhet dhënë kohë!

Gjetja e Parashqevi Simakut, vëllai i saj zbulon bisedën: Dukej e

Pas rënies në gjurmët e këngëtares së mirënjohur shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila prej vitesh nuk dihej se ku ishte dhe çfarë bënte, ka reaguar vëllai i saj Ben Simaku.

Në një intervistë për Top Channel ai është shprehur se kishin vite që e kërkonin dhe e ëma, e cila prej dy vitesh ishte ndarë nga jeta, e kërkonte gjithë kohën.

“Kjo është lumturia më e madhe e jetës sime. Edhe sikur të vdes nuk i kam më pishman gjë kësaj jete; se të paktën u realizua ajo dëshira e nënës sime. Mamaja në janar mbush dy vite që ka ndërruar jetë. Si çdo nënë; si ajo që po kërkon fëmijën e vetë atje, ashtu edhe nëna ime. Si nënë, si prind… gjithmonë për fëmijën!”, u shpreh ai.

Gjithashtu Ben Simaku ka treguar se, që në momentin e parë që ka parë videon e saj të qarkullonte në rrjet, e kishte njohur.

“Po si nuk e njihja motrën time, kush është ai që nuk do e njihte. Unë kam jetuar vetë dy vite me të kur sa lindi fëmijën. Në një shtëpi bashkë me të, bashkë me të shoqin”, rrëfeu z. Simaku, teksa tregon se në atë kohë këngëtarja nuk ka patur probleme.

Kujtojmë se Parashqevi Simaku, pas publikimit të videos së saj ku merrte ndihma nga qytetarët amerikanë, është strehuar në një hotel nga biznesmeni Elton Ilirjani.

Të fundit