Flash News

E-TJERA

Gjirokastër, flakët përfshijnë varrezat publike dhe fabrikën e vajit

Gjirokastër, flakët përfshijnë varrezat publike dhe

Ditën e sotme një vatër zjarri është regjistruar në varrezat publike të Gjirokastrës ku zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhe kanë vendosur situatën nën kontroll.

Po ashtu mësohet se pranë magazinës së vajit, ka rënë zjarr në një kabinë elektrike.

Shkëndijat që dilnin nga kabina kishin shkaktuar zjarrin në bimësinë përreth saj.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit nga i cili rrezikohej një banesë dhe fabrika e vajit.

Të fundit