Flash News

E-TJERA

“GJKKO e mbaroi detyrën”, ish-prokurori jep arsyen pse nuk arrestohet Suel Çela

“GJKKO e mbaroi detyrën”, ish-prokurori jep arsyen pse nuk

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci ka treguar arsyen se pse nuk arrestohet Suel Çela edhe pse prej një viti është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Beci tha në Euronews Albania se nga pikëpamja proceduriale GJKKO e ka bërë detyrën me shpalljen në kërkim ndërkombëtar. Beci tha se është në dorën e policisë, e cila në mbështetje nga SPAK, duhet të gjejë vendndodhjen e personit.

Sipas Besit, duhet çdo informacion i inteligjencës informative për të realizuar prcodeura si përgjimet për të rënë në gjurmët e personit.

“Ky është një proces që nga pikëpamja proceduriale realizohet në fshehtësi dhe në sekret të plotë për sa i përket zbulimit të vendodhjes së një personi i cili ëhstë në kërkim për shkak të një mase sigurimi që i ka caktuar Gjykata e Posaçme. Nga pikëpamja proceduriale, Gjykata e Posaçme ka realizuar tërë procesin, nxjerren e masës së sigurimit dhe shpalljen në kërkim ndërkombëtar të këtij shtetasi.

Tani është absolutisht vetëm detyra e policisë që të bëjë kërkime të plota për këtë person, me mbështetjen e Prokurorisë së Posaçme. Nga pikëpamja proceduriale do të duhet që çdo informacion i inteligjencës informative që merr policia të përkthehet në veprime proceduriale për të realizuar procesin e përgjimit dhe lëvizjes së personave për të gjetur më pas vendodhjen e saktë të personave”, tha Beci.

Të fundit