Flash News

E-TJERA

Iu refuzua kërkesa për t'u betuar, bashkëshortja dhe djali i Belerit në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Iu refuzua kërkesa për t'u betuar, bashkëshortja dhe djali i

Në Himarë është duke u mbajtur mbledhja për konstituimin e Këshillit të ri Bashkiak, të dalë nga zgjedhjet vendore të 14 majit.

GJKKO i refuzoi kërkesën Fredi Belerit për të dalë nga qelia dhe për t’u betuar si kryebashkiak. Por, pavarësisht mungesës së Belerit, në mbledhje krah ambasadores greke, janë paraqitur bashkëshortja dhe djali i tij.

Mbështetës të Belerit kërkuan të jenë të pranishëm në konstituimin e Këshillit Bashkiak, por nuk u lejuan nga policia me pretekstin se nuk ka vende. Ata kanë protestuar jashtë duke kërkuar që të dalin jashtë punonjësit e bashkisë.

Të fundit