Flash News

E-TJERA

GJKKO jep dënimin për Agim Locin

GJKKO jep dënimin për Agim Locin

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1 vit burgim Agim Locin.

Ai është shpallur fajtor për veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, teksa vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flojera Davidhi dhe Rudina Palloj.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Agim Locit i është ulur dënimi me 1/3-ën, në 8 muaj burgim. GJKKO urdhëroi pezullimin e dënimit me burgim, duke detyruar të pandehurin Agim Loci të kryejë 80 orë punë në interes publik.

Kjo masë do të realizohet për një periudhë prej 6 muajsh, nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës, dhe ka për qëllim rehabilitimin e tij dhe integrimin në shoqëri.

Agim Loci akuzohet se i ka ofruar 10 mijë lekë të reja një qyetari me inicialet  A.K. që ky i fundit të votonte vajzën e tij, kandidate të opozitës, për anëtare të Këshillit Bashkiak në Vorë.

Të fundit