Flash News

E-TJERA

GJKKO jep vendimin për Lefter Kokën, avokati: I pafajshëm! Procesi është politik, i bërë nga LSI

GJKKO jep vendimin për Lefter Kokën, avokati: I pafajshëm!

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka vendosur masën "arrest me burg"  për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Ky i fundit i ka mohuar para trupit gjykues akuzat që rëndojnë mbi të. Tre janë veprat penale, për të cilat akuzohet Koka: pastrim parash, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ai u arrestua dy ditë më parë, ndërsa kallëzimet penale kundër tij, janë depozituar në nëntor të vitit të kaluar dhe në muajin prill.

"Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar ndaj personit nën hetim Lefter Haki Koka me vendimin Nr. 100, datë 12.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar", thuhet në vendimin e SPAK-ut.

Akuzat për Kokën i ka mohuar edhe avokati i tij. Fatmir Braka tha për gazetarët se Koka nuk ka asnjë përgjegjësi në lidhje me procedurat e inceneratorëve në Elbasan. Avokati e cilësoi të pavërtetë akuzën se ish-ministri ka përfituar në mënyrë abuzive 3.7 milionë euro. Ai e ka cilësuar procesin politik, të iniciuar nga LSI.

"Na u njoftua dje vendimi. Vlerësimi i caktimit të masës së sigurisë. Koka mbajti atë qëndrim që i përgjigjet të vërtetës dhe realitet dhe është i pafajshëm. Konfirmoi se nuk ka asnjë përgjegjësi në lidhje me procedurat e impiantit në Elbasan.

Kur Koka nuk ka përgjegjësi nuk aludon për ndonjë person tjetër. Gjithë procesi për impiantin e Elbasanit nuk ka përgjegjësi asnjë. E vërteta është se ai akuzohet për shpërdorim detyre, por i nuk ka asnjë përgjegjësi.

Aty nuk u tha se ka marrë 3.7 milionë euro, duhet të provohet se është bërë ky korrupsion. Ky moment procedurial u morëm me veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Nuk është marrë në pyetje, megjithëse ka qenë person nën hetim. Fillimi i procesit ka qenë politik, është bërë nga LSI. U gjet në banesë, i priti oficerët", tha Braka.

Të fundit