Flash News

E-TJERA

GJKKO lë në burg Ismail Zenelin

GJKKO lë në burg Ismail Zenelin

Gjykata e Posaçme ka vendosur vijimin e masës “Arrest në burg” për Ismail Zenelin, i ekstraduar së fundmi nga Spanja për llogari të drejtësisë shqiptare.

Ismail Zeneli është i dyshuar se ka koordinuar me bashkëpunëtorët e tij, si dhe ka dhënë informacione mbi vendndodhjen me qëllim vrasjen e shtetasve Albert Nela dhe Edmond Nela, në Britani në shenjë hakmarrjeje ndaj vëllait, Xhem Krasniqi, i vrarë në vitin 2013.

Gjykata e Posaçme në nëntor të 2023 ka caktuar masën e sigurimit “Arrest ne burg” për ketë shtetas për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Trafikimi i lëndëve narkotike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të “Grupit te strukturuar kriminal” ,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Të fundit