Flash News

E-TJERA

GJKKO ndan çështjen e Dakos, çon në Gjykatën e Durrësit dosjen e 5 ish-zyrtarëve të tjerë

GJKKO ndan çështjen e Dakos, çon në Gjykatën e

Gjykata e Posaçme ka ndarë çështjen e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Daku, pasi shpalli moskompetencë për personat e tjerë në gjykim.

Ferzilet Hajdëri, Adnand Toçi, Diana Dedja, Bashkim Salillari dhe Hanza Raka të akuzuar për shpërdorim detyre, kërkuan gjykim të zakonshëm. Gjyqtarja Elsa Ulliri vendosi kalimin e dosjes në ngarkim të këtyre personave në Gjykatën e Durrësit, si gjykatë kompetente për të shqyrtuar çështjen ndaj tyre.

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre” në dy raste. Një rast ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vjet më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019, dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitorje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milion lekësh.

Dako u arrestua në muajin qershor të vitit 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme dhe u la i lirë në shkurt të këtij viti, pasi SPAK nuk arriti të përfundojë hetimet e caktuara nga gjykata brenda afateve.

Të fundit