Flash News

E-TJERA

GJKKO përfundon hetimet për Adriatik Llallën, pretenca më 20 maj

GJKKO përfundon hetimet për Adriatik Llallën, pretenca më 20

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar shqyrtimin e dosjes së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ndërkohë, pretenca do të jepet më 20 maj.

Rigjykimi i Lallës u bë ne vetëm 5 seanca. Llalla humbi të drejtën për gjykim të shkurtuar dhe uljen e 1/3 së dënimit, nëse shpallet fajtor për akuzat e ngritura ndaj tij.

Gjykimi ndaj ish-kryeprokurorit u kthye në pikën zero në seancën e 16 prillit. Vendimi që gjykimi të nisë nga e para, hodhi poshtë pretenca e dhënë nga SPAK.

Ky i fundit kërkoi 2 vite burg për Adriatik Llallën, si dhe përjashtimin me 5 vite nga funksionet publike. Ai akuzohet për, "Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim".

Të fundit