Flash News

E-TJERA

GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për Lefter Kokën dhe 7 të pandehurit e tjerë

GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për Lefter Kokën dhe 7 të

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e 8 të pandehurve për zhvillimin e procesit me procedurën e gjykimi të shkurtuar, përfshi edhe kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Të panderhut ndaj të cilëve u pranua kërkesa për gjykim të shkurtuar: Lefter Koka, Bledar Karoli, Erjon Murataj, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Valbona Ballgjini,  Sidita Kopliku dhe Jetmir Llapaj.

Për të pandehurit Etleva Kondi, Alba Thoma, Pëllumb Abeshi dhe Silena Tola çështja u veçua për një gjykim të zakonshëm.

Në seancën e radhës, 7 shkurt, SPAK do lexojë pretencën.

12 të pandehurit akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” e kryer në bashkëpunim, sa i takon procedurës për dhënien e koncesionit për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

Gjatë hetimeve Prokuroria e Posaçme ka konstatuar një sërë parregullsish gjatë procedurës së ndjekur për dhënien e koncesionit dhe po ashtu ka dyshime se ish-funksionarët publikë kanë bashkëpunuar me Klodian Zoton për të bërë gati të gjitha dokumentet për të fituar koncesionin për rehabilitimin e landfillit dhe ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

 

Të fundit