Flash News

E-TJERA

Gjokutaj ironizon fushatën e PS: Grupi i strukturuar kriminal ditën e parë të Shërbimit të Provës

Gjokutaj ironizon fushatën e PS: Grupi i strukturuar kriminal ditën e

Avokati Genc Gjokutaj ka ironizuar nisjes e fushatës së Partisë Socialiste një ditë më parë. Rama, ministrat dhe kandidatët për kryebashkiakë u bashkuan në Sheshin “Skënderbej”, ku në kuadër të nisjes së fushatës, mbollën pemë të reja.

Gjokutaj ka shpërndarë një foto në Facebook, teksa socialistët kanë pozuar me lopata në duar dhe karahas fotos ironizon duke shkruar “Grupi i strukturuar kriminal diten e pare te Sherbimit te Proves!”.

Nga fushata e PS, Rama nuk i ndali sulmet ndaj opozitës dhe kandidat të saj për kryebashkiak në Tiranë, Belind Këlliçi. Rama u kap me premtimin e Këlliçit për transport publik falas, një plan që në botë janë disa shtete të cilat e zbatojnë.

Fushata e PS nisi me mbjelljen e pemëve sikurse edhe më herët Rama e deklaroi se nuk do të ketë fushatë me tubime të mëdha e shpenzime. Socialistët këtë herë u treguan ‘modestë’ dhe zgjodhën të bëjnë atë që më së miri, Erion Veliaj e ka demonstruar: mbjelljen e pemëve.

Të fundit