Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Për miliona njerëz anembanë botës, anglishtja është bërë një lloj “lingua franca” e re, pra gjuha që ata përdorin për të komunikuar me njerëz jashtë gjuhës së tyre amtare. Në botën e globalizuar dhe të digjitalizuar të kanaleve të shumta të komunikimit dhe ekonomive të ndërthurura ngushtë globalisht, njohja e gjuhës angleze është e vetëkuptueshme, mbi të gjitha në botën e biznesit dhe tek të rinjtë. Me këtë gjuhë ata mund të komunikojnë në të gjithë botën, pavarësisht se ku janë apo ku janë duke udhëtuar.
Prandaj, nuk është për t’u habitur që edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor (BP), anglishtja është kudo gjuha e parë e huaj që mësohet në shkolla. Por menjëherë pas saj në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë (B-H), Kroaci apo Serbi dhe vende të tjera të BP, është gjermanishtja ajo që mësojnë shumë njerëz. Këtë konfirmon në një intervistë për DË edhe Benjamin Hexhiq, këshilltar për arsim i ministrit federal në B-H dhe kryetar i Shoqatës Ndërkombëtare të Profesorëve të Gjuhës Gjermane IDV.
Duke folur për situatën në Bosnjë-Hercegovinë, ai thotë se “ka pasur përpjekje për të futur gjuhën ruse, turke, arabe e madje edhe kineze, si gjuhë të dytë. Por të gjitha këto ishin projekte të vogla rreth të cilave u mblodhën vetëm pak studentë. Në shumicën e rasteve, anglishtja është gjuha e parë e huaj, ndërsa gjermanishtja e dyta. E për ata që studiojnë të tretën, në disa gjimnaze, atëherë është frëngjishtja.”
Gjuha dhe emigracioni
Ka disa arsye pse të rinjtë mësojnë gjermanishten, thotë Hexhiq, por më e rëndësishmja është ajo ekonomike: “Gjuha gjermane është mbizotëruese në mesin e të rinjve dhe atyre që duan të studiojnë dhe të punojnë diku në një zonë gjermanishtfolëse. Kjo është veçanërisht e vërtetë për Evropën Juglindore, por edhe për disa vende të tjera, si India apo Afrika Sub-Sahariane. Ata mësojnë shumë gjermanisht atje, sepse është një lloj bilete për të dalë nga mjerimi dhe për një botë më të mirë.”
Statistikat tregojnë se 50,000 deri në 60,000 të rinj largohen vetëm nga B-H çdo vit, shumë prej tyre në Gjermani, Austri apo Zvicër. Kjo është sa një qytet i vogël në B-H çdo vit. Problemet janë serioze, paralajmëron Hexhiq: “Dalja e të rinjve nga Kroacia, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina është shumë e madhe. Na vjen mirë që gjermanishtja po mësohet, por do të donim që mësimi i gjuhës të mos jetë vetëm në një drejtim. Do të donim që ajo të jetë si një shkëmbim kulturash, që ne mund të jetojmë më mirë edhe në Ballkan dhe jo të vijmë në Gjermani për të jetuar më mirë. Do të doja që të rinjtë që vijnë këtu dhe fitojnë kompetenca, dhe më pas të kthehen në vendet e tyre, që të ketë lëvizshmëri dhe shkëmbim kulturor, sepse kështu mund të ndërtojmë një botë më të mirë.”
Gjuha si faktor i rëndësishëm për punë
Megjithatë, nuk qëndron gjithmonë vetëm motivi ekonomik pas dëshirës për të mësuar gjermanishten. Në Kroaci, Serbi apo Bosnjë-Hercegovinë, që nga koha e Austro-Hungarisë, ka pasur lidhje të shumta familjare me Gjermaninë apo Austrinë. Kultura gjermane perceptohet si e rëndësishme dhe interesante, e kjo u forcua më tej gjatë luftërave të viteve 1990. Në atë kohë, rreth 800,000 njerëz u larguan vetëm nga B-H, shumica e tyre në vendet gjermanishtfolëse. Shumë prej tyre janë kthyer në vendlindje dhe kanë sjellë me vete edhe gjuhën gjermane, thotë Hexhiq: “Ka shumë lidhje familjare dhe miqësie, njerëzit kanë nevojë të komunikojnë në gjermanisht – nuk janë vetëm arsye ekonomike dhe afariste. ”
Të mësuarit e një gjuhe gjithmonë ka të bëjë me njohjen e kulturës që shfaqet në atë gjuhë. Dhe këtu, në shkallë globale, gjuha gjermane është nën presion të madh nga anglishtja, e cila dominon kulturën bashkëkohore – muzikën pop, filmat apo video-lojërat. Dhe nuk duhet të anashkalojmë faktin se ka gjuhë botërore me një numër kaq të madh folësish – si, për shembull, kinezishtja ose spanjishtja – që në krahasim me to, gjuha gjermane është në të vërtetë e vogël. Në të gjitha këto gjuhë, sigurisht që përhapet edhe kultura.
Mësimi i gjuhës për fëmijë
Por në zonën e Ballkanit Perëndimor, gjermanishtja ende perceptohet si një gjuhë e madhe dhe e rëndësishme. “Edhe pse në ditët e sotme është e vështirë të përcaktosh qarqet kulturore dhe të dallosh se nga vjen ndikimi. Por në vendet e Ballkanit Perëndimor, prania e kulturës gjermane apo austriake është e dukshme në jetën e përditshme”, thotë Hexhiq dhe shton: “Është e vështirë të thuash qartë se cilli është shkaku kryesor, por gjermanishtja ka hyrë në B-H si pjesë e kulturës. Është e pamohueshme që vendi është i orientuar drejt Evropës, drejt Perëndimit dhe drejt zonës gjermanishtfolëse. Kjo është e qartë edhe në media, duket nga mënyra e veshjes, zinxhirët e blerjeve… Ky ndikim është i madh.”
Autenticiteti i gjuhës
Deri në vitet 1980, në zonën e Ballkanit Perëndimor, por edhe gjetkë në botë, metoda e përkthimit gramatikor të mësimit të gjuhës ishte mbizotëruese: rregullat gramatikore dhe leksiku mësoheshin përmendësh, praktika konsistonte kryesisht në praktikimin e përkthimit. Megjithëse bënte të mundur leximin dhe shkrimin në një gjuhë të huaj, përdorimi aktiv i saj shpesh ishte shumë i kufizuar.
Kjo ka ndryshuar ndërkohë, shpjegon Hexhiq: “Sot, mësuesit përdorin media të ndryshme audio-vizuale dhe një qasje induktive. Ata flasin me nxënësit, duke u përpjekur t’i afrojnë ata me origjinalitetin e gjuhës. Është e vështirë të zotërosh gjuhën nëse nuk ke kontakt, nëse nuk e flet ate. Mediat janë shumë të rëndësishme. Kemi gjithnjë e më shumë studentë që mësojnë gjermanisht duke parë seriale ose duke dëgjuar muzikë. Mësimi fokusohet në bisedën me studentët në gjermanisht.”
Programi i mësimit të gjuhës së DË i ndihmon mësuesit në këtë. Kjo, thekson Hexhiq, është veçanërisht e rëndësishme kur bëhet fjalë për gjuhët e vogla: “Është shumë e dobishme që DË, në pjesën që merret me mësimin e gjuhës, të ketë përmbajtje edhe në gjuhën boshnjake. Kjo është shumë e rëndësishme për një gjuhë kaq të vogël.”
Përveç kësaj, thotë Hexhiq, programi i leximit të ngadaltë është shumë i suksesshëm. “Në disa vende, nuk përdoret vetëm për të mësuar gjuhën, por edhe për të praktikuar përkthimin simultan. Këto përmbajtje janë shumë të mirëseardhura për ata që duan të mësojnë gjuhën,” thekson Benjamin Hexhiq, kryetar i Shoqatës Ndërkombëtare të Profesorëve të Gjuhës Gjermane IDV. / DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38