Flash News

E-TJERA

Gjykata Administrative rrëzon bashkinë e Tiranës për Kopshtin Botanik, i mbetet Universitetit

Gjykata Administrative rrëzon bashkinë e Tiranës për

Gjykata Administrative ka rrëzuar VKM-në “Për kalimin në pronësi, të Bashkisë Tiranë, të disa pasurive të paluajtshme në zonën kadastrale 3292 (Kopshti Botanik)…”. Vendimi është marrë pas një procesi të gjatë gjyqesor që kishte nisur që në 2019-ën.

Trupi gjykues i ka dhënë të drejtë Universitetit të Tiranës,, duke e njohur këtë pronë në funksion të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor. Sipas rektoratit të UT-së, ajo VKM përbënte një shkelje të hapur të autonomisë dhe Ligjit të Arsimit të Lartë.

Përplasjet për pronësinë e kopshtit botanik kanë përfshirë më herët edhe opozitën, sipas të cilës, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama kanë planifikuar ndërtime aty.

Sipas  dekanit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës Spiro Drushku, Universiteti i Tiranës është i vendosur të mbajë në pronësinë e tij kopshtin Botanik.

 

 

Të fundit