Flash News

E-TJERA

Gjykata e Apelit lë në fuqi masën e pezullimit për Dukën dhe zyrtarët e FSHF

Gjykata e Apelit lë në fuqi masën e pezullimit për

Gjykata e Apelit shqyrtoi sot masën e pezullimit për Armand Dukën dhe dy zyrtarët e tjerë të FSH, Ilir Shulku dhe Ardian Haçi. Apeli vendosi të lerë në fuqi mazën e pezullimit nga detyra për të tre zyrtarët.

Asambleja e Përgjithshme u mblodh më 15 mars dhe mbajti zgjedhjet për president të FSHF si edhe për të zgjedhur anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv. Armand Duka u rizgjodh president duke fituar mandatin e 6-të në krye të federatës.

Gjykata e Tiranës e ndaloi Dukën të mblidhte asamblenë dhe Komitetin Ekzekutiv, por përsëri mbledhja dhe zgjedhjet u realizuan. Gjykata i paralajmëroi zyrtarët se në rast të shkeljes së çdo vendimi të marrë nga gjykata, shkelësit do të ndëshkoheshin me deri në 3 vite burgim.

“Ne perfundim te gjykimit te ceshtjes lidhur me ankimin ndaj vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me te cilin u caktua masa e sigurimit ndaluese “pezullimi i ushtrimit te nje detyre a sherbimi publik”, ju informojme se:

Se pari: kerkesa e ankuesve per perjashtimin e gjyqtarit te ceshtjes mbi shkakun se ai eshte zgjedhur ne Dhomen Kombetare te Zgjidhjes se Konflikteve, nuk u pranua, pasi gjyqtari nuk e ka ushtruar asnjehere kete funksion, qe mundesohej vetem me leje te Keshillit te Larte Gjyqesor, leje qe nuk eshte dhene ne rastin konkret (arsyetimi per kete ceshtje, ju dergohet se bashku me kete njoftim)

Se dyti, lidhur me gjykimin, ceshtja u shqyrtua me ankimin e tre personave nen hetim A. H., I. Sh. dhe A. M., te cilet kerkuan ndryshimin e vendimit dhe rrezimin e kerkeses se prokurorit per caktimin e mases ndaluese. Sipas ankuesve, mungon dyshimi i arsyeshem i bazuar ne prova, per kryerjen e ndonje vepre penale, si dhe asnje prej tyre nuk eshte marre i pandehur dhe as ushtron nje funksion publik, referuar organizimit ne formen e nje OJF-je (shoqate), qe operon ne menyre te pavarur nga shteti.  Po ashtu, vete prokurori ka kerkuar pezullimin nga ushtrimi i nje veprimtarie profesionale apo afariste, cka sipas anluesve, tregon se edhe organi i akuzes ka qene i bindur, se personat nen hetim nuk jane funksionare publike. Lidhur me kete pretendim, mbrojtesi i ankuesve, referoi nje sere normash te se drejtes nderkombetare dhe asaj te brendshme. Ne perfundim te gjykimit, ne vleresim te pretendimeve te ngritura ne ankimet e personave nen hetim, Gjykata e Apelit Tirane vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 492/1 akti, date 04.03.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Të fundit