Flash News

E-TJERA

Gjykata e Apelit pranon kërkesën e Salianjit për përjashtimin e gjyqtares së çështjes “Babale”

Gjykata e Apelit pranon kërkesën e Salianjit për

Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e deputetit demokrat Ervin Salianji për të përjashtuar nga gjykimi i çështjes “Babale”, gjyqtaren Edlira Petri.

Sipas gjykatës së Apelit, kërkesa e Salianjit për përjashtimin e Edlira Petrit do të shqyrtohet nga gjyqtarja Elona Mihali. Bashkangjitur kërkesës së Salianjit është edhe kërkesa e dorëzuar nga gazetari Jetmir Olldashi, edhe ai në gjykim për çështjen “Babale”.

“Në vijim të komunikimit, mbi çështjen penale me të pandehur Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kallëzim i rremë” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 305 dhe 25 të Kodit Penal, viktim/kallëzues i veprës penale, shtetasi Geron (Agron) Xhafaj,  Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju informon si më poshtë:

-Kërkesa me nr. 1650 prot, datë 07.03.2023, bërë nga i pandehuri Ervin Salianji dhe kërkesa me nr. 1651 prot, datë 07.03.2023, bërë nga përfaqësuesi i të pandehurit Jetmit Ollashi, av. Indrit Sefa, për përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri, në bazë të shortit elektronik, do të shqyrtohet nga gjyqtare Elona Mihali”, njofton Apeli.

Të fundit