Flash News

E-TJERA

Gjykata e Apelit rrëzon padinë e Sinan Tafaj ndaj KED, ish-kandidati për Kushtetuesen e dërgon çështjen në Strasburg

Gjykata e Apelit rrëzon padinë e Sinan Tafaj ndaj KED, ish-kandidati

Gjykata e Apelit ka rrëzuar padinë e Sinan Tafajat ndaj KED-së, pasi e skualifikuan nga gara për gjykatën Kushtetuese.

Në një prononcim për mediat, Sinan Tafaj, u shpreh se do ta dërgojë çështjen në Gjykatën e Strasburgut, pasi beson se s'kualifikimi i tij ishte i paligjshëm. Tafaj ka pretenduar se po diskriminohet për shkak se është i verbër.

“Nuk i kemi argumentet nga Gjykata. Një gjë është e sigurtë që as KED dhe as Gjykata nuk do arrijnë kur të argumentojnë shkeljen e ligjit, që unë si i verbër vazhdoj ta marr rrogën.

Që kam të drejtën të punoj, apo s’kam të drejtën, këtë e quan Gjykata të paligjshme.

Për shkak të paaftësisë ose punës. Sipas KED ose s’duhet të punoj, ose të punoj por të dorëzoj pagesën. Jam shumë kurioz të di si do e argumentojë.

Nuk instancë tjetër. Ligjvënësi në kundërshtim me kushtetutën, e ka të ndaluar një ankim më lart. Ajo që dua t’ju bëj me dije se kam ankimuar në Strasburg vendimin e vjetshëm ,dhe gjithë ky proces do i shtohet ankimit të vjetshëm.

Strasburgu do e shpallë të paligjshëm, pra gjithë procesi i përzgjedhjes së kandidatëve në Gjykatën Kushtetuese do shpallet i paligjshëm”, tha Tafaj.

Pas rrëzimit nga Gjykata e Apelit, përjashtimi i tij nga KED nga gara për Kushtetuesen mbetet në fuqi.

Të fundit