Flash News

E-TJERA

Gjykata e Elbasanit lë në burg anëtarët e grupit të Laert Haxhiut

Gjykata e Elbasanit lë në burg anëtarët e grupit të

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka lënë në burg 11 anëtarë të bandës kriminale të Laert Haxhiut.

Mësohet se seanca gjyqësore u  drejtua nga Gjyqtarja Megi Strakosha, ndërkohë që më herët, Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi i ka kërkuar Gjykatës masën “Arrest me burg” për 10 të arrestuarit e bandës së Laert Haxhisë.

Anëtarët e kësaj bande që dyshohet për të paktën 6 vrasje, përfunduan në pranga pak ditë më parë pas megaoperacionit policor të koduar “Never Forget”.

Ishte ish anëtari i bandës së Laert Haxhisë, Artan Tafani, i cili u bë i penduari i drejtësisë dhe zbuloi disa nga krimet e shumta që kjo bandë kishte kryer.

Në deklarimet e tij para organit të akuzës janë zbardhur disa nga ngjarjet kriminale më tragjiket në vendin tonë, të cilat rezulton të jenë kryer nga banda e Laert Haxhisë ku bënte pjesë edhe ai, ndërsa kreu i kësaj bande është në Greqi.

Laert Haxhiu është arrestuar nga autoritetet greke dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri për të dalë para drejtësisë.

Kërkesa për masën “Arrest në burg” për 10 prej anëtarëve:

1.Artan Tafani

2.Laert Haxhiu

3.Lulzim Spahia

4.Ligor Romacka

5.Erisjano Abedini

6.Marglen Topuzi

7.Idriz Manej

8.Bujar Abedini

9.Enriko Xhahysa

10.Bledar Berberi

 

 

 

 

Të fundit