Flash News

E-TJERA

Gjykata e Elbasanit vendos të mos ekstradojë ‘spiunen’ ruse

Gjykata e Elbasanit vendos të mos ekstradojë ‘spiunen’

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të rrëzojë kërkesën për esktradim për blogeren ruse Svetlana Timofeeva.

Prokuroria kërkoi fillimisht mospranimin e kërkesës për ta ekstraduar drejt Rusisë me argumentin se vendi i saj nuk i siguronte të drejta ligjore sipas Konvetnës së të Drejtave të Njeriut.

Gjykata pranoi në fund kërkesën për të mos e ekstraduar blogeren ruse.

Mbrëmjen e 20 gushtit, Timofeeva e shoqëruar nga një tjetër shtetas rus dhe një ukrainas sulmuan Uzinën e Gramshit, duke lënë të plagosur me solucion djegës dy ushtarët që ruanin godinën. Ata kanë deklaruar se nuk kishin synim të sulmonin uzinën, por ishin blogerë që po bënin foto.

Të fundit