Flash News

E-TJERA

Gjykata e Lartë hedh poshtë rekursin e Arbër Veliajt për kontrollin e banesës nga SPAK

Gjykata e Lartë hedh poshtë rekursin e Arbër Veliajt për

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili kundërshtonte vendimin për kontrollin e banesës së tij të kryer nga SPAK gjatë vitit 2024.

Vendimi u mor në dhomë këshillimi nga gjyqtarët Albana Boksi, Medi Bici dhe Sokol Binaj, të cilët vendosën të lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm të datës 31 korrik 2025.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar, agjentët e BKH-së, me urdhër të SPAK dhe me vendim të GJKKO-së, kryen kontrolle në banesën dhe zyrën e Arbër Veliajt, në kuadër të hetimeve të zhvilluara për vëllain e tij, Erion Veliajn.

Arbër Veliaj kishte paraqitur ankim kundër këtyre kontrolleve, por më 31 korrik të këtij viti Apeli i GJKKO-së e rrëzoi kërkesën e tij.

Me këtë vendim u konfirmua qëndrimi i shkallës së parë, duke i hapur rrugë vijimit të hetimeve. Veliaj e kundërshtoi sërish këtë vendim në Gjykatën e Lartë, por edhe kjo e fundit e ka refuzuar ankimimin e tij.

Të fundit