Flash News

E-TJERA

Gjykata e Lezhës jep vendimin për 11 punonjësit e Kadastrës

Gjykata e Lezhës jep vendimin për 11 punonjësit e Kadastrës

Gjykata e Lezhës ka lënë në fuqi vendimin për pezullimin e 11 punonjësve të Agjencisë së Kadastrës në Lezhë.

Ata janë vënë nën akuzë për moszbatimin e një vendimi gjykate për konfiskimin në zonën e Ranës së Hedhur të 234 548 metër katrore tokë, që sipas organit të akuzës duhet t’i kaloje shtetit.

Kërkesën e prokurorisë për pezullimin e tyre nga puna, zyrtarët e kanë konsideruar si të kundraligjshëm, pasi sipas tyre gjykata nuk kishte vendosur konfiskimin e kësaj prone dhe kalimin e saj në favor të shtetit.

Ata nuk mund të vepronin në kundërshtim me ligjin. Ndërkohë 11 punonjësit e pezulluar nga detyra kanë paralajmëruar animimin të këtij vendimi.

Ndërsa gjyqtari Renis Sheshi, pavarësisht pretendimeve e ka pranuar kërkesën e prokurorit Erjon Shehaj.

Të fundit