Flash News

E-TJERA

FSHF "rrëzon" vendimin e gjykatës, mbledh Asamblenë e Përgjithshme të Futbollit

FSHF "rrëzon" vendimin e gjykatës, mbledh Asamblenë e
Foto Ilustruese

Asambleja e Përgjithshme e Futbollit do të mblidhet sot sikurse ishte planifikuar. Megjithëse me vendim gjykate mbledhja e asamblesë ishte pezulluar, federata ka vendosur ta zhvillojë sot, ku parashikohet të ketë edhe një ndryshim në rendin e ditës.

Armand Duka, i –pezulluar nga detyra dy ditë më parë, do të kërkojë shtyrjen e zgjedhjeve për kreun e federatës, pas pezullimit nga gjykata.

Gjykata pezulloi veprimtarinë e Komisionit të Verifikimit të FSHF-së në ushtrimin e kompetencave të tij statutore për organizimin, mbikëqyrjen dhe drejtimin e asamblesë së përgjithshme të FSHF-së te datës 2 mars, deri ne zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.

Ndërsa tre ditë më parë, gjykata e Tiranës vendosi të pezullojë nga detyra e presidentit të FSHF-së, Armand Dukën për “shpërdorim të detyrës” dhe disa zyrtarë të tjerë.

Pas shumë debateve, FSHF njeh zyrtarisht Eduard Prodanin si kryetar të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë.

Të fundit