Flash News

E-TJERA

Gjykata e Posaçme e Apelit i mbyll derën Salianjit: Nuk ka hetim për Sadushin

Gjykata e Posaçme e Apelit i mbyll derën Salianjit: Nuk ka hetim

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar përfundimisht kërkesën e ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, i cili kërkonte që SPAK të hetonte kreun e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, për “shpërdorim detyre”.

Salianji kishte apeluar vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, që la në fuqi qëndrimin e SPAK për të mos hapur hetim penal ndaj kryegjyqtarit të vendit. Por pas shqyrtimit të ankimit, gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Nertina Kosova, vendosi ta mbyllë kapitullin me të njëjtin përfundim: “nuk ka vepër penale”.

Në këtë mënyrë, për të dytën herë radhazi, drejtësia i ka kthyer një përgjigje negative demokratit, i cili kërkonte hetim ndaj njërit prej zyrtarëve më të lartë të sistemit gjyqësor.

Kallëzimi i Salianjit ndaj Sadushit dhe kancelares së Gjykatës së Lartë, Anila Kulo, u depozitua në fillim të prillit, në një kohë kur ish-deputeti vuante dënimin me 1 vit burg. Ai pretendonte se Sadushi dhe Kulo kishin kryer “shpërdorim detyre”, duke manipuluar përzgjedhjen e gjyqtarëve relatorë që shqyrtuan dy kërkesa të tij në Gjykatën e Lartë.

 

Të fundit