Flash News

E-TJERA

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra për mjekun Edvin Prifti

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për
Edvin Prifti

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të mjekut Edvin Prifti. Ky vendim do të mbetet në fuqi të paktën edhe për tre muaj.

Prifti kërkoi heqjen e pezullimit të vendosur nga GJKKO, por Apeli ka rrëzuar kërkesën e tij. Mjeku u pezullua nga detyra, pasi në zyrën e tij dhe në banesë ju zbulua një shumë e madhe parash. Pasuria e tij është sekuestruar nga SPAK.

Mjeku i njohur doli në përgjimet që po i bëheshin gjyqtares Enkeleida Hoxha dhe zyrtarëve të tjerë të Gjykatës së Krujës, të cilit në bashkëpunim lironin persona të dënuar për vepra të rënda penale, në këmbim të parave.

Prifti akuzohet se mori ryshfet nga sekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t'i operuar nënën. Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj. 

Të fundit