Flash News

E-TJERA

Gjykata e Posaçme lë në burg Evis Berberin

Gjykata e Posaçme lë në burg Evis Berberin

GJKKO ka lënë në burg ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberin dhe dy biznesmenët, Valter Begaj dhe Ervis Lami.

Berberi akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion pasiv, ndërsa një para arrestimit u njoftua se ka dhënë dorëheqjen. Disa ditë më parë agjentët e SPAK dhe BKH i bastisën banesën, ku iu sekuestruan një sërë sendesh personale si celularë, laptop dhe dokumente.

Mësohet se në SPAK ka një dosje hetimi ndaj Berberit që lidhet me shitjen e një kompanie në vitin 2018.

Një detaj tjetër që ra në sy dy ditë më parë, është se kryeministri Rama nuk e kishte marrë me vete kreun e ARRSH teksa inspektoi punimet për ndërtimin e urës të Rruga e Kombit në Kukës.

Berberi, i njohur si një ndër drejtuesit e afërt të ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikes, Belinda Balluku u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ku zendesoi në këtë detyrë, Ergys Vjerdhon, edhe ky i fundit nën hetim nga SPAK për dyshime se është përfshirë në afera korruptive.

Të fundit