Flash News

E-TJERA

Gjykata e Prizrenit miraton ekstradimin e Indrit Taullait

Gjykata e Prizrenit miraton ekstradimin e Indrit Taullait

Gjykata e Prizrenit ka miratuar ekstradimin e Indrit Taullait, i cili u arrestua pak javë më parë në Kosovë pasi akuzohet nga SPAK për vrasjen e Klodian Saliut dhe përfshirjen në ekzekutimin e Vajdin Lamajt.

Në lidhje me këto ngjarje u arrestua sëfundmi në Dubai edhe Plaurent Dervishaj, por deri më tani nuk ka asnjë përgjigje nga autoritetet lokale ndaj kërkesës shqiptare për ekstradim.

Akuzat ndaj tyre u ngritën pas dëshmisë së Luftar Reçit, i cili ishte personi që siguroi bombën që u përdor për vrasjen e Vajdin Lamajt.

Për këto dy ekzekutime akuzohen edhe Lulzim Berisha, Emiljano Shullazi, Viktor Imeraj, Luftar Reçi dhe Indrit Rusi.

Të fundit