Flash News

E-TJERA

Gjykata e Strasburgut jep vendimin e parë për procesin e Vettingut, rrëzon padinë e Altina Xhoxhajt

Gjykata e Strasburgut jep vendimin e parë për procesin e Vettingut,
Altina Xhoxhaj

Gjykata e Strasburgut ka dhënë vendimin e parë për Vettingun në Shqipëri. Vendimi i referohet rastit të ish-anëtares së Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj.

Strasburgu ka rrëzuar me shumicë votash padinë e ish-gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj e cila u shkarkua në vitin 2018, duke e cilësuar të drejtë Vettingun në Shqipëri.

Në vendimin e dhënë sot, thuhet se nuk ka asnjë shkelje të të drejtave të njeriut. Procedurat për shkarkim ishin te rregullta dhe se shkarkimi i Xhoxhaj ishte propocional.

Kjo e fundit ngriti padi në Gjykatën e Të Drejtave të Njeriut në Strasburg duke e cilësuar vendimin nga trupa e Vettingut në Shqipëri si të papajtueshëm. Prej vitit 2018 ajo është përjashtuar nga sistemi i drejtësisë.

Sipas, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Xhoxhaj nuk justifikoi dot pasurinë e saj.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit