Flash News

E-TJERA

Gjykata Kushtetuese rihap çështjen e vrasjes së komisarit Dritan Lamaj

Gjykata Kushtetuese rihap çështjen e vrasjes së komisarit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rihapë procesin ndaj të dënuarit për vrasjen e Komisarit të Policisë, Dritan Lamaj, duke shfuqizuar vendimin e mëparshëm të vitit 2018.

Dritan Lamaj u ekzekutua më 24 shkurt 2013, me 14 plumba, në një ngjarje që tronditi vendin. Për këtë vrasje, biznesmeni A.B. u arrestua dhe fillimisht u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda më 3 prill 2015.

Megjithatë, pas kalimit të çështjes në Apel, ai u dënua me burgim të përjetshëm më 29 qershor 2015, pak ditë pasi kishte braktisur Shqipërinë.

Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese urdhëron rihapjen e çështjes, duke rikthyer procesin në të njëjtën gjykatë për shqyrtim të mëtejshëm.

Të fundit