Flash News

E-TJERA

Gjykata pezullon zgjedhjet e 2 marsit për kreun e FSHF, gjobit me 700 mijë lekë federatën

Gjykata pezullon zgjedhjet e 2 marsit për kreun e FSHF, gjobit me 700

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pezullojë zgjedhjet e 6 marsit për kreun e ri të Federatës Shqiptarë të Futbollit, të cilat do të mbaheshin më 2 mars.

Gjykata ka vendosur pezullimin deri në zgjidhjen me vendim të prerë të konflikteve ose pretendimeve për parregullsi dhe manipulime në zgjedhjet e kryetarëve dhe anëtarëve të Shoqatave Rajonale të Futbollit.

Sipas gjykatës, zgjedhjet mund të vijojnë pas shqyrtimit të të gjitha akuzave për shkeljet e pretenduara. FSHF është gjobitur me 700 mijë lekë për shkak se tentoi të bllokonte procesin gjyqësor, dhe njëherazi kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtares Fida Osmani duke refuzuar seancat gjyqësore.

"Ju informoj se kerkesa me nr. 274 Aki, e cila u gjykua nga gjyqtare znj. Fida Osmani me kerkues: Akademia Luftetari dhe person te trete: Federata Shqiptare e Futbollit, me objekt: marrjen e mases se sigurimit te padise ka vendosur: Pranimin e kerkeses se pales kerkuese. Marrjen e mases se sigurimit te padise duke vendosur:

1. Pezullimin e efekteve juridike te Vendimit nr. 1, date 10.1.2022, te Komisionit te Verifikimit te FSHF-se, si dhe çdo veprimi apo akti tjeter te dale ne zbatim te ketij vendimi, per realizimin e mbledhjes se Asamblese se Pergjithshme te Zakonshme Zgjedhore te FSHF-se te dates 02.03.2022, deri ne zgjidhjen e konfliktit me nje vendim te formes se prere;

2. Pezullimin e efekteve juridike te Vendimit te dates 21.01.2022, te Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se, si dhe te  çdo veprimi apo akti tjeter te dale ne zbatim te ketij vendimi, per realizimin e mbledhjes se Asamblese se Pergjithshme te Zakonshme Zgjedhore te FSF-se te dates 02.03.2022, deri ne zgjidhjen e konfliktit me nje vendim te formes se prere;

3. Pezullimin e veprimtarise se Komisionit te Verifikimit te FSHF-se, ne ushtrimin e kompetencave te tij statutore, per organizimin, mbikeqyrjen dhe drejtimin e Asamblese se Pergjithshme te FSHF-se te dates 02.03.2022, deri ne zgjidhjen e konfliktit me nje vendim te formes se prere.

Kunder ketij vendimi lejohet ankim i vecante ne Gjykaten e Apelit Tirane brenda 5 diteve nga e nesermja e komunikimit te vendimit te arsyetuar", thuhet në njoftim.

Për postin e presidentit të FSHF janë në garë Armand Duka, gazetari sportive dhe komentatori Dritan Shakohoxha, si edhe ish-trajneri Sulejman Starova. Prej tre ditësh ka mbërritur në vend edhe delegacioni i UEFA-s që do të mbikëqyrte procesin zgjedhor.

Të fundit