Flash News

E-TJERA

Gjykata rrëzon kërkesën e Belerit për ndryshimin e masës

Gjykata rrëzon kërkesën e Belerit për ndryshimin e

Gjykata ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën për ndryshimin e masës për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, duke e lënë atë në burg.

Beleri ka arsyetuar se nuk ekzistojnë kushtet dhe rrethanat për mbajtjen e tij në burg pasi ai nuk përbën rrezik si edhe hetimet kanë përfunduar dhe ai nuk mund të dëmtojë provat.

Ai është arrestuar prej 12 majit të vitit të kaluar i akuzuar për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit, në të cilat ai mori shumicën e votave në bashkinë e Himarës.

Të fundit