Flash News

E-TJERA

Gjyqi për vulën e PD-së, gjykata e Apelit zbardh vendimin e plotë

Gjyqi për vulën e PD-së, gjykata e Apelit zbardh vendimin e

Gjykata e Apelit ka zbardhur vendimin e plotë prë 90 faqesh mbi seancën e mbajtur për vulën e Partisë Demokratike.

Gjykata e Apelit me trupë gjykuese të përbërë nga Elona Mihali, Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja, më datën 3 mars 2023, vendosi të rrëzojë vendimin e Agron Zhukrit, vendim i marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Zhukri njohu Komisionin e Rithemelimit dhe Kuvendin e 11 Dhjetorit, duke njohur zyrtarisht Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike.

Por, gjykata e Apelit edhe në vendimin e zbardhur arsyeton se Shkalla e Parë ka anashkaluar disa prova.

“Në rigjykim gjykata e shkallës së parë duhet të mbajë në konsideratë gjithashtu administrimin e vërtetimit të përditësuar nga regjistri i partive politike në lidhje me subjektin PDSH, ku të verifikojë sërish të dhënat e përditësuara në lidhje me vijimin e përfaqësimit e subjektit politik nga kryetari i partisë”, thuhet në vendim.

Deri në një vendim të dytë, nëse do të ketë një të tillë, kryetar i PD-së sipas Apelit, do të jetë Enkelejd Alibeaj. Gjykata nuk mori parasysh votat e anëtarësisë dhe shumicës më 11 Dhjetor 2022, por ia la vulën dhe logon Alibeajt.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit