Flash News

E-TJERA

Gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve, Italia dhe Spanja kërkojnë biletën e Katar 2022

Gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve, Italia dhe Spanja

Gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve do të presë sot sfidën mes dy gjigandëve të futbollit evropian dhe botëror, Spanjës dhe Italisë.

Italia vjen në Ligën e Kombeve si kampione e Evropës përballë iberikëve të cilët kanë në fokus përmirësimin dhe mbrojtjen e portës nga kundërshtarët e fortë. Megjithatë të dyja skuadrat kërkojnë fitoren që mund t’i kualifikojë direkt në  Botërorin e Katar 2022.

Spanja duhet të bëjë gjithçka për të mos e lënë fatin në dorë të penalltive,ashtu sikurse dihet që Italia në atë raund rezulton gjithmonë e pamposhtur.

Insigne mund të formojë sulmin me Chiesa, Berardin, Bernardeski apo dhe Pelegrinin që mund ta bëjë shumë mirë atë rol. Gjasat janë shumë të larta që edhe te Spanja të zbresin në fushë me këtë mënyrë lojë.

Me Moratan, Moreno dhe Dani Olmo jashtë prej dëmtimeve, trajneri Luis Enrike do të përdorë sulmuesin Ferran Torres në atë rol.

Kampi i iberikëve nuk do të ketë në fushë Marcos Llorente, Pedri dhe Jordi Alban.

 

 

 

 

Të fundit