Flash News

E-TJERA

“Gjysmëfinalja”, zbardhen emrat e të arrestuarve gjatë ndeshjes Angli-Danimarkë

“Gjysmëfinalja”, zbardhen emrat e të arrestuarve

Janë zbardhur emrat e të arrestuarve në Tiranë, Vlorë, Fier, Shkodër, Durrës, Korçë e Bulqizë gjatë operacionit të mbrëmjes së djeshme të koduar "Gjysmëfinalja", në 12 qarqet e vendit kundër lojrave të fatit, gjatë momentit që luhej gjysmëfinalja e Euro 2020 Angli-Danimarkë.

19 personat e arrestuar në Qarkun e Tiranës janë shtetasit: Arben Shahu, Arnaldo Zenelaj, Skënder Mejdani, Amarildo Duka, Daniel Latifaj, Bruno Lico, Sinan Murati, Enea Çarçani, Miklovan Saka, Indrit Lika, Muhamed Xhafa, Gentian Garuja, Altin Forgali, Gramoz Dragjoshi, Ardian Qosja, Hysni Masha, Besarb Hykollari, Luan Billa dhe Ferdinant Hysenbelliu.

6 personat e arrestuar në Qarkun e Vlorës janë shtetasit: Erjon Meminaj, Klejdi Dulaj, Orli Gjyzeli, Jon Zotaj, Marjo Tairaj dhe Romeo Haderi.

5 personat e arrestuar në Qarkun e Shkodrës janë shtetasit: Nikolin Paja, Muharrem Firi, Silvano Peraj, Ilir Toska dhe Arnes Demolli.

2 personat e arrestuar në Qarkun e Durrësit janë shtetasit: Xhulio Preçi dhe Briand Muça.

Në Qarkun e Fierit është arrestuar shtetasi: Klaudio Çela. Në Bulqizë është arrestuar shtetasi: Izet Përkoxha. Në Qarkun Korçës është arrestuar shtetasi Renaldi Berberi.

Gjithsej në këtë operacion ishin 35 të arrestuar dhe janë proceduar në gjendje të lirë 18 të tjerë. Në operacionin e mbrëmjes së djeshme janë përfshinë 1100 punonjës policie. Në të gjithë vendin janë kontrolluar 656 ambiente në të cilat dyshohej se mund të ushtrohej aktiviteti i kundërligjshëm i lojërave të fatit, kryesisht në fushën e basteve.

Policia njoftoi se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
15 kompujtera, 5 makineta për lojëra fati, 16 tableta që shërbenin për vënie bastesh, 8 tavolina pokeri, 15 DVR, 41 aparate celular, 5 milionë lekë dhe prova të tjera materiale, të cilat shërbimin për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Të fundit