Flash News

E-TJERA

Gledis Nano shkon sërish në SPAK

Gledis Nano shkon sërish në SPAK

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka shkuar paraditen e sotme në Prokurinë e Posaçme.

Kjo është hera e dytë brenda pesë ditëve që ai shkon në SPAK. Sot Nano ka qenë i shoqëruar nga drejtori i ri i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati.

Sikurse herën e parë, edhe sot, nuk ka të dhëna se për çfarë është diskutuar në SPAK.

Këto takime vijnë në një kohë, kur ngjarjet kriminale në vend kanë qenë të shpeshta.

Të fundit