Flash News

E-TJERA

Vritet me thikë i riu në Fier, arrestohet autori

Vritet me thikë i riu në Fier, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit.

NJë person ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e ish-bashkëshortes së tij, i cili si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë.

 Mësohet se viktima dhe autori kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe më pas sherri ka degjeneruar në perdorimin e thikës nga ana e Xhuliano Mihos, i cili u vu në pranga si autori i dyshuar. 

Njoftimi i policisë:


Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

 

Të fundit