Flash News

E-TJERA

Goditen 3 raste të ushtrimit të lojrave të fatit/ Arrestohen kamarierët e lokaleve, shpallen në kërkim pronarët

Goditen 3 raste të ushtrimit të lojrave të fatit/ Arrestohen

Policia ka goditur 3 raste të zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit dhe vuri në pranga pesë persona, shpalli në kërkim 3 të tjerë dhe procedoi tre.

Si rezultat i operacionit janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe euro, 10 njësi kompjuterike, 8 monitorë, 16 aparate celular dhe dy dekodera që shërbejnë për piratimin (vjedhjen) e sinjaleve televizive.

Rasti i parë ishte në një lokal në zonën e Kombinatit, ku policia arrestoi dy punonjës, E. A., 19 vjeç dhe A. H., 18 vjeç, procedoi në gjendje të lirë dy klientë dhe shpalli në kërkim pronarin.

Lokali i dytë u konstatua në rrugën “Petro Nini Luarasi”, ku dhe këtu u arrestuan dy kamarierët, L. Xh., 27 vjeç dhe K. B., 28 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim pronari dhe administratori.

Rasti i tretë ishte në rrugën “Pasho Hysa”, ku gjatë kontrollit të një ambienti të marrë me qira, u gjetën disa pajisje që dyshohet se përdoreshin për lotari të palejuara. Policia arrestoi A. G., 37 vjeç dhe procedoi në gjendje të lirë Sh. H., 39 vjeç.



Të fundit