Flash News

E-TJERA

Goditet banda e hajdutëve në Greqi, arrestohen 2 të rinj shqiptarë, në kërkim bashkëpunëtori

Goditet banda e hajdutëve në Greqi, arrestohen 2 të rinj
Foto/ 3 shqiptarët e identifikuar si autorë të vjedhjeve në Atika

Policia greke ka goditur bandën shqiptare që kryenin vjedhje në dyqane në zona të ndryshme të Atikës në Greqi.

Sipas mediave greke, tre të rinjtë e identifikuar si autorë të ngjarjes ishin anëtarët e bandës e cila organizohej për të kryer vjedhje.

Efektivët grekë kanë vënë në pranga 2 nga autorët, Mateo Sinanllari 27 vjeç dhe Kristi Kalemi 30 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre Kosta Beqiri 27 vjeç.

Autorët e dyshuar do të ndiqen penalisht për krimet e kryera në ëmnyrë të vazhdueshme që përfshinin organizimin e vjedhjeve, që disa herë mbetej në tentativë si dhe kundërvajtjet dhe dëmtimet e rrezikshme trupore.

 

Të fundit