Flash News

E-TJERA

Goditet grupi i shpërndarjes së kokainës në Elbasan, sekuestrohen armë e municion luftarak

Goditet grupi i shpërndarjes së kokainës në Elbasan,
Foto Ilustruese

Policia e Elbasanit ka goditur një grup të shpërndarjes së lëndës narkotike kokainë dhe si rezultat janë arrestuar tre persona. Të prangosurit në operacionin policor të koduar “Bulevardi” janë shtetasit Gëzim Mane, 34 vjeç, Hekuran Halili, 44 vjeç dhe Simon Stefa, 54 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Sipas burimeve zyrtare, nga hetimet e kryera është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria kriminale e këtyre shtetasve, të cilët merreshin me shpërndarjen e kokainës në qytetin e Elbasanit.

Bëhet me dije se gjatë kontrollit në banesën e Simon Stefës uniformat blu kanë gjetur dy armë zjarri pistoletë, një sasi fishkësh dhe një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza.

Tre shtetasit e mësipërm akuzohen për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në bashkëpunim dhe në ngarkim të shtetasit S. S., edhe për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Të fundit