Flash News

E-TJERA

Goditet grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë në Shkodër/ Kultivonin kanabis në pyje, përdornin një stan për të qëndruar

Goditet grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë në

Policia ka goditur grup kriminal me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që merrej me prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike. Në kuadër të operacionit "Lotaj", është vënë në pranga një prej pjesëtarëve të grupit dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Florjan Gilaj, 24-vjeç është personi që ka rënë në pranga. Ndërsa në kërkim u shpallën A. G. dhe K. B. Mbi ta rëndon akuza për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Policia bën me dije se grupi ishte nën hetim prej disa muajsh dhe se aktiviteti i tyre ishte i shtrirë në disa vende të qarkut Shkodër.

Gjatë operacionit rezultoi se në një sipërfaqe të pyllëzuar në fshatin Lotaj, tre anëtarët e grupit kishin kultivuar kanabis. Sipas bluve, në brendësi të zonës së pyllëzuar u konstatua edhe një stan, të cilin e përdornin për të fjetur.

Në stan është gjetur dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar marijuanë. Gjithashtu janë sekuestruar edhe tre telefona celularë.

Të fundit