Flash News

E-TJERA

Goditet grupi kriminal, mes të arrestuarve vëllezërit Beqiraj, planifikonin vrasjen e 'Rrumit të Shijakut'

Goditet grupi kriminal, mes të arrestuarve vëllezërit Beqiraj,

15 persona raportohet të jenë arrestuar gjatë një operacioni policor sot në Durrës. Raportimet paraprake bëjnë me dije se në mesin e të arrestuarve janë edhe dy vëllezërit, Gentian dhe Indrit Beqiraj, të cilët u përfshinë në një konflikt të shtunën në autostradën Tiranë-Durrës.

Indrit Beqiraj u mor peng nga autorët të cilët mendohet të kenë qenë katër.

Mësohet se vëllezërit Beqiraj kanë rrëfyer vrasjen e Erion Çelës në lagjen ‘Don Bosko’ më 4 janar të këtij viti. Sipas burimeve, mësohet se vëllezërit Beqiraj kanë pohuar se “Vrasja do të kryhej për llogari të Kasandër Nogës. Në shënjestër ishte kundërshtari i tij, Geron Hasanbelliu”.

Nga atentati në Don Bosko mbeti i vrarë Erion Çela dhe u plagosën katër të tjerë.

Grupi kriminal i shpërbërë dyshohet të kishte në shënjestër Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe edhe si ‘Rrumi i Shijakut’.

Të fundit