Flash News

E-TJERA

Goditet grupi që shpërndante drogë në Shkodër/ 8 të arrestuar, në kërkim infermieri; sekuestrohet arsenal armësh

Goditet grupi që shpërndante drogë në Shkodër/ 8

Finalizohet operacioni policor i koduar “Buna 2021”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Policia ka goditur një grup kriminal që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në qarkun e Shkodrës. Tetë persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër R.I., është shpallur në kërkim (infermier pranë Spitalit Rajonal Shkodër), thuhet në njoftimin zyrtar.

Të arrestuarit janë Arjan Cerjani, Enkeledia Cerjani, Leart Cerjani, Luis Cerjani, Emiljan Hajdaraj, Gjergj Pllumbi, Indrit Ishmakej, Valentin Plenishta.

Aktiviteti i këtij grupi kriminal është shtrirë për një kohë të gjatë në qytetin e Shkodrës, ku janë dokumentuar shumë raste të shkëmbimit të medikamenteve, të cilat u shiteshin personave të ndryshëm që ishin në terapi nga përdorimi i lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit “Buna 2021” u sekuestrua arsenal armësh (5 armë zjarri, 1 armë gjahu, 1 armë sportive), 6 thika, metadon, doza kokaine e kanabisi dhe municion luftarak.

Të fundit