Flash News

E-TJERA

Goditet grupi që shpërndante drogë sintetike pranë shkollave, 2 të arrestuar në Durrës

Goditet grupi që shpërndante drogë sintetike pranë

Policia e Durrësit ka zbuluar një bazë të përpunimit të drogave sintetike, me qëllim shpërndarjen e lëndëve narkotike pranë shkollave.

Gjatë aksionit u arrestuan në flagrancë dy vëllezër, Ledio dhe Rubin Lemeti, 20 dhe 25 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër shtetas, Xh. L., 20 vjeç.

Sipas policisë, të dyshuarit kishin ngritur një bazë për përpunimin e drogave sintetike në formë xhelatine, të maskuara si “karamele”, të cilat dyshohet se shpërndaheshin kryesisht në afërsi të shkollave të mesme dhe u drejtoheshin adoleshentëve.

Gjatë kontrollit pranë një blloku shkollash, njërit prej të arrestuarve iu gjetën dhe sekuestruan 50 paketime me lëndë narkotike të përpunuar në formë karamelesh, me peshë rreth 650 gramë.

Të fundit