Flash News

E-TJERA

Goditet me thikë 45-vjeçari në Durrës

Goditet me thikë 45-vjeçari në Durrës

Një 45-vjeçar është goditur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13 në zonën e Plazhit në Durrës.

Mësohet se i plagosuri ndodhet në spitalin e Durrësit ku edhe po merr ndihmë mjekësore.

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 17:35, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se, gjatë një konflikti, është goditur me mjet prerës (thikë), nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi F. S., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të fundit