Flash News

E-TJERA

Goditet një bazë e përpunimit të drogave të forta/ Arrestohen dy persona, çfarë u gjet në banesën e marrë me qera

Goditet një bazë e përpunimit të drogave të forta/

Policia e Durrësit ka goditur një bazë të përpunimit të drogave të forta dhe ka çuar në pranga dy persona.

K. Xh., 32-vjeç dhe E. V., 33-vjeç kishin përshtatur banesën e marrë me qera si bazë për përpunimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë.

Gjatë kontrollit në këtë banesë, policia gjeti 1 armë zjarri tip "Beretta", municion luftarak, 2 peshore elektronike dhe një sasi vlere monetare e përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Gjithashtu sekuestroi 408 gramë heroinë dhe 11.5 gr lëndë narkotike kokainë. 33-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për veprat penale "Moskallëzim krimi" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Të fundit