Flash News

E-TJERA

Goditet pr*stitucioni në qendrën e masazheve në Tiranë, arrestohet menaxherja, në kërkim pronari

Goditet pr*stitucioni në qendrën e masazheve në Tiranë,

Është goditur një rast prostitucioni në Tiranë. Aktiviteti zhvillohej në një qendër masazhesh.

Në pranga është vënë M. H., 28 vjeçe, menaxhere e qendrës së masazheve, ndërsa është shpallur në kërkim pronari, M. Xh., 29 vjeç.

Ndërkohë janë proceduar penalisht 4 vajza që shërbenin si punonjëse dhe një 49-vjeçar.

“Kishte përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, shpallet në kërkim 29-vjeçari.

Vihet në pranga menaxherja e qendrës së masazheve, procedohen penalisht 5 shtetas të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Floëer".

Si rezultat i tij:

▪u arrestua në flagrancë shtetasja M. H., 28 vjeçe, menaxhere në një qendër masazhesh;

▪u proceduan në gjendje të lirë shtetaset E. H., 26 vjeçe, E. C., 35 vjeçe, K. O., 26 vjeçe, B. K., 25 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve, dhe shtetasi L. Q., 49 vjeç, banues në Tiranë;

▪u shpall në kërkim shtetasi  M. Xh., 29 vjeç.

Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se, shtetasi M. Xh., administronte një qendër masazhesh, në Unazën e Re, me menaxhere shtetasen M. H., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.       

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftim.

Të fundit