Flash News

E-TJERA

Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Gjermani e Zvicër/ Dy shqiptarë të përfshirë, një prej tyre zyrtar shtetëror; rekrutonte njerëz

Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Gjermani e Zvicër/ Dy
Foto ilustruese

Është goditur një rrjet i trafikut të drogës në Gjermani dhe Zvicër. Nga hetimet ka rezultuar se në këtë grup kanë qenë të përfshirë edhe dy shqiptarë, një prej tyre zyrtar shtetëror.

Ky i fundit rekrutonte njerëz në rrjetin e trafikut. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për këtë rast, pas letërporosisë së ardhur nga autoritetet e huaja.

Punonjësi është zjarrfikësi Ndriçim Harka. Ai dyshohet se është kryesuesi i grupit të trafikantëve. Grupi ka qenë aktiv që në 2015-ën dhe u zbulua pas përgjimeve dhe vëzhgimeve në terren.

Droga transportohej nga Gjermania për në Zvicër me makina. Përveç Harkës, pesë persona janë arrestuar në Zvicër. Ndërsa kunati i tij, Edmond Merja është shpallur në kërkim. Dyshohet se pjesë e këtij grupi janë dhe persona të tjerë.

Të fundit