Flash News

E-TJERA

Goditi për vdekje inxhinierin në Vlorë, zbardhet dëshmia e djalit të anëtares së KLP: Nuk kisha qëllim ta vrisja

Goditi për vdekje inxhinierin në Vlorë, zbardhet dëshmia e

Zbardhet dëshmia e Rei Metës, i cili pas një konflikti me grushte me 55-vjeçarin Armando Meshau në Vlorë i shkaktoi vdekjen këtij të fundit.

Ngjarja ndodhi dje në mesditë, ndërsa pas arrestimit Rei Meta ka deklaruar në polici se nuk ka pas qëllim ta vrisje.

Sipas burimeve të policisë Meta ka thënë se nuk ka patur motiv për ta vrarë teksa në qendrën e internetit janë takuar rastësisht sipas tij pasi të dy do të printonin disa dokumente.

Meta kallëzon gjithashtu se viktima, Armando Meshau, e ka sharë i pari dhe e ka goditur ai kur konflikti është përshkallëzuar. Meta gjithashtu pretendon se ka goditur për vetëmbrojtje teksa pretendon se 55-vjecari e ka humbur jetën nga përplasja me tokën, ose ndonjë orendi të internet kafesë, në momentin kur është rrëzuar përtokë si rrjedhojë e grushteve. Sipas tij vdekja e 55-vjeçarit pretendohet të jetë aksidentale.

 

 

Të fundit