Flash News

E-TJERA

Goditja e Call Center-ave në Tiranë, dalin emrat e të arrestuarve

Goditja e Call Center-ave në Tiranë, dalin emrat e të arrestuarve

Zbardhen emrat e personave të përfshirë në operacionin ndaj tre Call Center-ave në Tiranë, të dyshuar për mashtrim ndaj qytetarëve europianë.

Ndaj 7 personave është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa 2 të tjerë janë lënë në “ndalim të daljes jashtë vendit”.

Arrest me burg:

Eduart Dalla

Mateo Hoxha

Tedi Agastra

Ledio Toçi

Xhoel Mekollo

Marsel Lami

Xhoji Hitaj

Ndalim dalje jashtë vendit:

Aida Vokli

Ledjon Cenaj

Gjatë operacionit janë sekuestruar mbi 800 mijë euro cash, si dhe pajisje të shumta elektronike si kompjuterë, servera dhe USB. Më shumë se 80 operatorë janë shoqëruar dhe marrë në pyetje.

Hetimet kanë zbuluar se një pjesë e të ardhurave të dyshuara nga aktiviteti i paligjshëm konvertoheshin në kriptomonedha, ndërsa dëmi i shkaktuar ndaj qytetarëve europianë dyshohet të kalojë 50 milionë euro.

 

Të fundit